Prishtinë, 12 shtator 2012
Nga: Myftiu i Kosovës / Mr. Naim Tërnava
Për: Ambasadoren amerikane në Kosovë / Znj. Tracey Jacobson.
TELEGRAMNGUSHËLLIMI
E nderuara zonja ambasadore, Jacobson!
Me shqetësim morëm lajmin sot për sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku pësoi rëndë misioni i juaji diplomatik, që për fat të keq humbi jetën ambasadori juaj atje, Christopher Stevens dhe bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast, zonja ambasadore pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, dhe njëkohësisht shprehim solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.
Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale.
Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese.
Jam i bindur që sulmi i sotëm në Bengazi nuk paraqet ambiciet e populli libian i cili ka vuajtur mjaft nga regjimi i Gadafit.
Zonja ambasadore, përmes jush ngushëllojmë edhe presidentin Obama, sekretaren Klinton, familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.
Me respekt,
Myftiu i Kosovës,
Mr. Naim Tërnava