Prishtinë, 06 maj 2019
Shoqata bamirëse humanitare “Bereqeti”, dega në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sot shpërndau 250 pako për personat me kushte të rënda.
Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë në xhaminë “Pavarësia”, në Prishtinë. Imami i kësaj xhamie, njëherësh koordinatori i kësaj shoqate për Prishtinë, Nexhmi ef. Hoxha, deklaroi se këto ndihma janë nga një donator vendor, më konkretisht firma “Maqani.”
“Shoqata “Bereqeti” edhe këtë vit, sikurse edhe viteve të kaluara po mundohet t’u qëndrojë afër familjeve të cilat kanë nevojë për ndihmën e njerëzve humanitar. Është firma “Maqani” ajo e cila do të dhurojë 500 pako me ndihma. Fillimisht do të shpërndahen 250, ndërsa gjatë javëve në vazhdim edhe 250 të tjera. Edhe gjatë ditës së djeshme nga bashkëatdharët tanë janë shpërndarë 100 pako. I falënderojmë të gjithë kontribuesit, duke lutur Allahun xh.sh. që t’ua shtojë të mirat në këtë botë, e në botën tjetër t’i shpërblejë me xhenet,” deklaroi imami Hoxha.
-
Sofra e Ramazanit 2024
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” edhe këtë vit organizon aksionin tashmë tradicional… -
“Bereqeti” shtriu dorën e ndihmës në pjesën veriore të vendit
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti‘’, në kuadër të aktiviteteve humanitare në pjesën ve… -
Së shpejti fillon shpërndarja e 60 ton mish nga therja e kurbanëve
Në ditët në vijim, Bashkësia Islame e Kosovës do të fillojë shpërndarjen e mishit të Kurba…
Shfaq më shumë në Bereqeti
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…