Prishtinë, 6 maj 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Braathu, e më pas e njohu me organizimet dhe aktivitetet që po zhvillon BIRK-u. Ai po ashtu tha se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë dhe se promovojnë vlera të respektit, dialogut ndërfetar, si dhe paqe ndërmjet besimeve. Ai çmoi edhe raportet shumë të mira që kanë me OSBE-në, sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu, falënderoi Myftiun për pritjen dhe e uroi Myftiun dhe të gjithë besimtarët për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit duke dëshiruar agjërim të pranuar dhe të lehtë.

Ai po ashtu vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame në projektet e përbashkëta të realizuara përgjatë viteve të kaluara. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen” – tha ambasadori Braathu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…