Prishtinë, 4 qershor 2018
Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmoi duke bartur me transport një donacion që ka ardhur nga shoqata bamirëse gjermane “Maltese”, e cila ka ndihmuar Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime. Drejtori i Bereqetit Fitim Flugaj tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë përsipër bartjen dhe përballon të gjitha shpenzimet e bëra për të arritur ky donacion deri në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime.
Hetem Misini bashkëkombës yni në Gjermani tha se Gjermania është një vend shumë human dhe ata u dalin në ndihmë këtyre rasteve, sepse ndihen shumë të prekur dhe për këtë ndihmë me 30 shtretër, 30 dyshekë e çarçafë, karroca, veshmbathje dhe gjerë të tjera për invalidë, kishte shumë nevojë instituti. Donatorët të cilët kishin ardhur personalisht t’i shpërndanin këto donacione u bindën se ky institut kishte pasur shumë nevojë për këto ndihma. Edhe drejtuesit e këtij instituti falënderuan donatorët dhe shoqatën Bereqeti që ndihmoi në këtë projekt.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…