Prishtinë, 4 qershor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me një pjesë të kabinetit të Kryesisë dhe i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Shtimes Isa Tërshani; inspektuan punimet në xhaminë në Lagjen e Pajtimit në Shtime. Me këtë rast kryetari Tërshani falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe e njohu atë me rrjedhën e punimeve të ndërtimit të xhamisë duke shtuar se punët kanë ecur mbarë dhe sipas planit të paraparë. Edhe Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me ecurinë e punëve të ndërtimit të kësaj xhamie dhe falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Shtimes që po tregon interesim të veçantë që sa më parë xhamia të bëhet gati për t’u falur në të xhemati i asaj lagjeje.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…