Prishtinë, 27 maj 2018

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet shoqatës së saj humanitare ‘Bereqeti”, shpërndau  1000 pako ushqimore për familjet nevojtare në rajonin e Dukagjinit (Klinë, Istogu, Pejë dhe Deçan), 350 pako në Prizren, 200 pako në komunën e Sharrit dhe 100 pako në Brod. Ky donacion është  për nder të muajit të bekuar të Ramazanit  nga fondacioni Sheijh Zajd nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Drejtori i Bereqetit Fitim Flugaj tha se ky është viti i tretë me radhë që po ndihmohen familjet nevojtare nga ky fondacion. “Po mundohemi  që t’u dalim në ndihmë sado pak shtresave të varfra edhe po shtrojmë iftare për këtë kategori të shoqërisë,- tha drejtori Flugaj. Ai ka falënderuar  EBA-në për këtë ndihmë dhe për besimin e dhënë që vazhdimisht po ndihmon  Kosovën me anë të shoqatës Bereqeti.

Përfituesit e këtyre ndihmave i vlerësuan si tejet të nevojshme këto ndihma duke u ankuar se jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe jetojnë nga asistenca sociale me 75 euro në muaj. Falënderuan Bashkësinë Islame të Kosovës që po kujdeset për ta dhe falënderuan edhe donatorët për këtë ndihmë, e cila do t’ua lehtësojë sado pak jetën e tyre tejet të vështirë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…