Prishtinë, 27 maj 2018

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftar për administratën dhe imamët e rajonit të Ferizajt, ku morën pjesë këshillat e Bashkësisë Islame të Ferizajt, Shtimes, Hanit të Elezit, Kaçanikut si dhe ai i Vitisë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava luti Zotin që të pranojë agjërimin, namazin dhe ibadetet e tjera që bëjmë dhe u rikujtoi imamëve përgjegjësinë dhe obligimin që kanë që ta përhapin e shpjegojnë  Islamin e pastër tek të tjerët e në veçanti te brezi i ri. I falënderoi imamët për praninë e tyre dhe i porositi që veçanërisht gjatë këtij muaji të japin kontribut edhe më shumë duke iu bërë me dije xhematit se Islami është fe e paqes, tolerancës, respektit, sakrificës dhe urdhëron për ndihmë nevojtarit dhe që është fe e cila përmbush të gjitha nevojat e individit, familjes dhe shoqërisë. Shembull i jetës sonë të jetë Muhamedi a.s. dhe të jemi unikë në qëndrimet dhe aktivitetet tona.

Gallery Wordpress

Pas iftarit dhe fjalimit të Myftiut, ekipi i Ramazanit u shpërnda gjithandej rajonit për të ligjëruar dhe për faljen e namazit të teravive.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…