Prishtinë, më 11 shtator 2023

Drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, priti sot në takim anëtarin e Kryesisë së xhamisë “Drita” në Vantaa të Finlandës, z. Fatmir Përquku. Drejtori Simnica e falënderoi atë dhe gjithë bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe që janë duke dhënë për vendin në përgjithësi, por edhe për Bashkësinë Islame në veçanti. Ai tha se bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, z. Përquku e njohu drejtorin Simnica me rrjedhat e themelimit të xhamisë, si dhe për aktivitetet që zhvillojnë atje, duke potencuar kështu gatishmërinë që të vazhdohet bashkëpunimi i mirë me BIK-un.

Xhamia “Drita” u themelua në mars të vitit 2023 dhe aktualisht imam është Sami ef. Raçi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…