Datë: 14 shtator 2023

Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Mulla Hysen Prekazi” në fshatin Prekaz i Epërm

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);

2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;

6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;

7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;

* Certifikata e lindjes;

* Certifikata shëndetësore;

* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;

* Vërtetimi për përvojën e punës;

* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;

* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;

* Letërnjoftimi (fotokopje);
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Skenderajt.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Ka ndërruar jetë haxhi Muharrem Gashi

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se …