Prishtinë, 19 qershor 2016
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, në kuadër të aktivitetet të Ramazanit ka qëndruar në Zvicër, ku i vizitoi xhamitë në këtë vend, duke mbajtur ligjërata, vaize e tribuna në xhami të ndryshme. Së pari e vizitoi xhaminë “Sunneh” në Cyrih, ku më datë 19 qershor aty edhe fali namazin e ikindisë dhe zhvilloi një takim me Kryesinë e kësaj xhami, me ç’rast edhe u dakorduan për një bashkëpunim dhe bashkërendim më të mirë, si dhe zhvillim të aktivitetet bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Më pas drejtori Simnica ishte për vizitë edhe në xhaminë “Golldau”, për namazin e teravive, e aty u takua me xhematin dhe imamin Rexhep Gurgurovci, me ç’rast aty edhe falënderoi për kontributin që mërgata shqiptare është duke dhënë në ndihmë të institucioneve të Kosovës, si dhe mbështetjen që po bëjnë për besimtarët tanë në Kosovë. {gallery}golldau{/gallery}