Më 27 prill, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin për fillimin e ndërtimit të xhamisë “Kader”, në Mengen (Gjermani), ku ishin të ftuar edhe shumë mysafirë të tjerë nga Bashkësia Islame Shqiptare në Gjermani dhe nga vendëlindja, ku në mesin e tyre edhe reisi i BFI-së së Maqedonisë së Veriut. Pasi i përgëzoi dhe i uroi për ndërtimin e kësaj xhamie, drejtori Simnica, para të pranishmëve foli për rëndësinë e xhamisë dhe rolin e saj në unifikimin dhe organizimin e besimtarëve, e sidomos të mërgatës shqiptare.

Më 28 prill, drejtori Simnica, i shoqëruar nga kryetari I Unionit të Qendrave Islame në Gjermani, z. Mensur Halili, vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Bobligen-Sindelfingen, ku u prit nga kryetari Haki Hoxha, arkatari Isa Rashica, Kryesia e xhamisë dhe xhemati. Ai u njoh me punën dhe aktivitetin që po zhvillon kjo xhami e re në të mirë të komunitetit dhe mërgatës sonë shqiptare. Drejtori Simnica, i uroi për hapjen e xhamisë së re, e cila është hapur në fillim të Ramazanit, si dhe i falënderoi për punën dhe kontributin që po bëjnë në edukimin e popullatës sonë në mërgatë.
Në shenjë mirënjohje, respekti e kontributi, drejtori Simnica i dhuroi një mirënjohje kryetarit Haki Hoxha.

Po në të njëjtën ditë, drejtori për Diasporë, në mbrëmje vizitoi Qendrën Islame Shqiptare në Bad Rappenau-Heilbronn, ku u prit nga kryetari z. Bedri Zeneli, Kryesia e xhamisë dhe xhemati dhe imam i përkohshëm Ilir ef. Mehmeti. Drejtori Simnica, mbajti ligjëratë para namazit të akshamit, ku u uroi hapjen e kësaj qendre të re, para një viti, i njoftoi për gjendjen në vendlindje, e në veçanti për rrjedhat dhe punët e aktivitetet në BIK, por edhe për sfidat që BIK-u ballafaqohet me to. Ndërsa pas namazit bisedoi më për së afërmi dhe u njoh me punën dhe aktivitetin që po zhvillon kjo xhami në të mirë të komunitetit dhe mërgatës sonë shqiptare.
Në shenjë mirënjohje, respekti e kontributi, edhe këtu drejtori Simnica, i dhuroi një mirënjohje kryetari z. Bedri Zeneli, duke e siguruar se BIK-u është e intersuar të mbaj kontakte dhe bashkëpunim me të gjitha qendrat në mërgat, e në veçanti me këto qendra të reja.

Më 29 prill, drejtori Simnica, vizitoi xhaminë “Kosova” në Shtutgart, ku u prit nga kryetari z.Baki Mustafa dhe imami Hasbi ef. Sulejmani. Gjatë kësaj vizite u pa edhe puna dhe arritja e renovimit që është ka bëhet në këtë qendër.
Më pas u vizitua edhe Qendra Islame Shqiptare Shtutgart, ku u prit nga kryetari i qendrës z. Besim Limani.
Drejtori për Diasporë shprehu falënderimin e tij të sinqertë edhe për imamët e nderuar të këtyre qendrave, kryesitë të xhamive si dhe xhematlinjët e nderuar të Qendrave Islame shqiptare për koordinimin paraprak për t’u vizituar diaspora shqiptare.
Ndër të tjera në të gjitha këto vizita u bashkëbisedua për zgjerimin e bashkëpunimit në mes qendrave përkatëse dhe BIK-ut, në veçanti për në fushat për të cilat kanë nevojë më së shumti qendrat dhe xhematët e tyre. Drejtori për Diasporë shpreh gatishmërinë e BIK-ut për mbështetje dhe përkrahje brenda mundësive konkrete të të gjitha kërkesave të mundshme nga qendrat përkatëse të mërgatës në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…