Prishtinë, 18 qershor 2016
Iftari me qytetarët e Rahovecit u organizuar nga Këshilli i BI në Rahovec. Këtë iftar e shtroi shoqata “Patient Help Found”, dhe donatorë të tjerë nga xhemati, në bashkëpunim dhe koordinim me KBI-në e Rahovecit. Në këtë iftar morën pjesë 400 persona, si dhe i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, përfaqësuesi i Zyrës së Dijanetit, Hfz. Idriz Kiskin, përfaqësuesi i TIKA-s, dhe kryesuesit e Këshillave të BI-ve të Gjakovës dhe Suharekës, si dhe shumë të tjerë.

Në fjalën e tij  kryetari i KBI të Rahovecit, Shani ef. Sylka, iu drejtua të pranishmëve duke u thënë se momenti i iftarit vjen pas angazhimeve ditore dhe adhurimeve që i kemi bërë, pra kur ulemi dhe lutemi te Zotin për pranimin e tyre dhe falënderojmë Atë për mirësitë që na i ka dhënë. “Andaj, është kënaqësi e madhe kur përkujtomë të gjitha ato shpërblime që Allahu do të na i japë, si dhe gëzimi më i madh kur bëjmë iftar së bashku.” Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë bërë sebep për këtë iftar të përbashkët, dhe ka porositur që me këtë rast  të mos i mungojmë iftaret nëpër familje e farefis, sepse në iftare është bereqeti i Zotit, si dhe shtohet dashuria ndaj njëri-tjetrit. {gallery}rahvciftar{/gallery}

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …