Myftiu Tërnava mbajti ligjëratë dhe hytbe në Ferizaj Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 17 qershor 2016Në kuadër të aktiviteteve të muajit Ramazan Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava të premten qëndroi në Ferizaj, ku në Xhaminë e Madhe mbajti ligjëratë dhe hytbe.Ligjëratën e tij myftiu Tërnava ia kushtoi pendimit, e ndër të tjera tha se historiku i lutjes së faljes së mëkatit lidhet me vetë Ademin a.s. “Pendimi është parim i jetës, obligim i jetës, dhe duhet të jetë diçka që e shoqëron në vazhdimësi brendësinë dhe natyrën e njeriut. Përkundër asaj se çfarë vepron gjatë ditës apo jetës, ai në vazhdimësi duhet të kërkojë falje te Zoti xh.sh. Zoti në Kuran thotë: “Allahu i do njerëzit që bëjnë pendim, dhe ata që janë të pastër.” Zoti nuk e ka mbyllur derën e tevbes-pendimit, dhe ne nuk guxojmë assesi që askënd ta gjykojmë me pabesim, apo nuk t’i themi se nuk ka të drejtë në fenë islame. Prandaj, edhe nga këtu unë i thërras të gjithë ata që nga përtesa, mungesa e guximit, nga kuraja që nuk e kanë, dhe që nuk kanë ardhur në xhami, pra i ftoj të vijnë, se dera e xhamisë është e hapur gjithmonë. Islami është një fe që, përkundë mëkatit që e bën njeriu, Allahu është ai I Cili e falë, prandaj edhe njeriu në vazhdimësi duhet të kërkojë falje nga Ai. Allahu nuk e fal vetëm shirkun –rivalitetin ndaj Tij, kurse mëkatet tjera, çfarëdo qofshin, me anë të pendimit i falë”, tha myftiu Tërnava.Kurse në hytbe myfti foli për kujdesin e prindërve ndaj fëmijëve, duke theksuar se në Kuran Allahu porosit që ta ruajmë veten tonë dhe familjen tonë nga zjarri. Çdo fëmijë e ka për detyrë që t’i mësojë parimet e Islamit, dhe çdo prind duhet të jetë model për fëmijën. “T’i kushtojmë rëndësi të madhe fëmijëve tanë, sepse ata nesër do të bartin barrën e fesë dhe të atdheut, dhe do të jenë udhëheqës të këtij populli në çdo fushë të jetës. Ne duhet t’i përgatisim, që ta kemi një gjeneratë që vjen dhe që e ka frikë Zotit edhe më shumë”, ka thënë Tërnava.Ai në fund porositi që rininë tonë ta largojmë nga çdo vepër e keqe, që rinia jonë të kthehet te e vërteta dhe ardhmëria, dhe të punojmë për ardhmërinë e këtij populli, fesë dhe vatanit, sepse kështu na ka mësuar Pejgamberi a.s. {gallery}ferizajxhuma16{/gallery}