Prishtinë, 20 qershor 2016
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë mbrëmë kanë shtruar iftar për imamët e rajonit të Prizrenit. Në këtë iftar qe i pranishëm edhe vetë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, si dhe drejtuesit e Këshillave vendorë. Myftiu Tërnava, duke ua uruar muajin e bekuar Ramazan, tha se është muaj i Kuranit, sakrificës, dëlirësisë shpirtërore, ndihmës, edukatës shpirtërore dhe muajin të cilin e zgjodhi Allahu. “Në këtë muaj kemi pasur edhe kthesën vendimtare të shoqërisë së parë islame në kohën e Muhamedit a.s., kemi Luftën e Bedrit, çlirimin e Mekës, Natën e Kadrit, të cilat edhe më ia rrisin vlerën këtij muaji, e në veçanti shpallja e Kuranit.

Vëllezër efendilerë, kur ju shoh këtu dhe kështu, sigurisht që më shkon mendja mua, por edhe juve, se në një farë mënyre Zoti na ka zgjedhur nga të tjerët, e kjo derisa na ka dhënë këtë përgjegjësi që ta bartim këtë barrë kaq të rëndë mbi supet tona, zemrën, shpirtin dhe mendjet tona, këtë barrë që nuk ishin në gjendje ta bartnin as kodrat e as malet. Ndihemi të privilegjuar, por jemi edhe shumë përgjegjës ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë mbarë”, shtoi myftiu Tërnava. Ai po ashtu tha se para nesh kemi përgjegjësi, dhe këtë përgjegjësi dhe obligim që e kemi marrë duhet ta kuptojmë drejt, dhe të mundohemi që ta përhapim e shpjegojmë te të tjerët, e në veçanti te brezi i ri. Myftiu Tërnava i porositi imamët që të jemi unikë e të punojmë, dhe të kemi një qëllim: të punojmë për fe e atdhe, dhe t’i dalim zot këtij dini dhe përgjegjësisë që kemi ndaj institucioneve të shtetit, ngase Allahu këtu na ka krijuar, dhe këtu duhet të qëndrojmë. Kumtimi i fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij ka qenë dhe duhet të jetë primare në misioni tonë, dhe këtë duhet bërë gjithnjë, sepse në të gjejmë kënaqësi e lumturi në të dy botët. {gallery}pziftar16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…