Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për shpërndarjen e 900 pakove të hurmave Prishtinë, 20 qershor 2016Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe konsulli i EBA-ve në Ambasadën e Podgoricës, Ibrahim Al Alevi, sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për shpërndarjen e 900 pakovetë hurmave. Ky memorandum vjen në vazhdën e aktiviteteve humanitare me rastin e muajit të bekuar Ramazan. Me këtë rast Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën që po e ofrojnë për popullin e Kosovës, dhe ky donacion është në kuadër të shumë projekteve dhe ndihmave që ka ofruar qeveria e EBA-së për vendin tonë. Edhe konsulli i EBA-vë në Ambasadën e Podgoricës, Ibrahim Al Alevi u shpreh i kënaqur që vendi i tij po mundohet të ndihmojë popullin e Kosovës, dhe se me Bashkësinë Islame të Kosovës kanjë bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të sinqertë, dhe ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe në të ardhmen.