Prishtinë, më 31 maj 2022

Drejtori për Diasporë në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, së bashku me sekretarin e Kryesisë së BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu, pritën në takim anëtarin e Kryesisë së Xhamisë “Nurul Islam” në Monchegladbah të Gjermanisë, z. Dugaxhin Shamollin, dhe z. Nexhmedin Ibishi, anëtar i xhamisë “Xhamia e Shqiptarëve” – Londër, të shoqëruar nga sekretari i KBI-së së Drenasit, Eset ef. Bajraktari.

Drejtori Simnica në këtë takim shprehu falënderime për veprimtarinë e anëtarëve të këtyre xhamive, por edhe të gjithë mërgatës sonë në diasporë për punën dhe angazhimin e tyre që jeta fetare atje të zhvillohet ashtu siç është më së miri. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për bashkëpunim dhe për koordinim sa më të mirë të aktiviteteve edukativo-fetare.

Nga ana e tij, z. Shamolli dhe z. Ibishi, falënderuan përzemërsisht Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Drejtorinë e Diasporës për mikpritjen dhe gatishmërinë e tyre që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë për të gjithë. Në fund të këtij takimi, z. Shamolli dorëzoi vitrat dhe zekatin e mbledhur nga mërgimtarët e xhamisë së tyre, për çka drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ndau një falënderim për kontributin e dhënë.    

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…