Prishtinë, më 25 maj 2022

Gjatë qëndrimit në Doha të Katarit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka zhvilluar sot një takim me zëvendësministrin e Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Sulltanatit të Omanit, dr. Muhamed bin Said al-Maamari.

Myftiu Tërnava e njohu zëvendësministrin Al-Maamari për zhvillimet e jetës fetare në Kosovë, si dhe për sfidat dhe projektet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin që ta njoh zv.ministrin edhe për bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare, me të cilën shquhet populli shqiptar.

Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar kështu rëndësinë e përhapjes së tolerancës, bashkëjetesës dhe luftimit të radikalizmit, ekstremizmit dhe islamofobisë.

Zv.ministri Al-Maamari e falënderoi Myftiun Tërnava për këtë takim, duke shprehur gatishmërinë e ministrit dhe të Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Omanit për bashkëpunimin në fusha të ndryshme në interes të përbashkët të dyja vendeve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5134885079881487&id=937101379659899
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…