Prishtinë, më 31 maj 2022

Shoqata Humanitare “Bereqeti” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës po vazhdon edhe këtë javë me shpërndarjen e pakove ushqimore për rastet sociale në gjithë vendin.

Ky aksion i “Bereqetit” vjen në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ku synohet të shpërndahen afër tetë mijë pako ushqimore për këtë kategori.

Gjatë ditës së djeshme, “Bereqeti” ka shpërndarë 1300 pako të tilla në Ferizaj, Novobërd dhe Vushtrri.

Drejtori i Bereqetit, Behxhet Ajvazi thotë se për shkak të rritjes së çmimeve kërkesat për produkte ushqimore nga kjo kategori e shoqërisë është rritur.

Përfaqësues të këtyre komunave shprehen falënderues për shpërndarjen e këtyre pakove, për shkak të nevojës së madhe tek këto familje.

Në anën tjetër, falënderues dhe mirënjohës shprehen përfituesit e këtyre pakove ushqimore.

Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore të dhuruara nga Qeveria e Kosovës që nga fundi i muajit të kaluar dhe do të zhvillohen aktivitete të tilla në 14 komuna të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…