Prishtinë, më 18 mars 2022

Të premten, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në pjesën e dytë të hytbes u bë thirrje që t’i kushtohet rëndësi ngritjes së nivelit të vetëdijes së qytetarëve për cilësinë, blerjen dhe konsumimin e prodhimeve vendore.

Nëpërmes kësaj hytbe, qytetarët u njoftuan se kemi produkte të bollshme në shumë sektorë, si në atë të ujit, qumështit, lëngjeve, përpunimit të perimeve, si dhe ushqimeve të llojllojshme.

Po ashtu pjesë e kësaj hytbe ishte edhe vetëdijesimi i qytetarëve që të mos blejnë produkte serbe.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…