Datë: 6.12.2021.        

Këshilli i Bashkësisë Islame i Kamenicës në mbledhjen e mbajtur më datën 01.11.2021, vendosi të shpallë:

K O N K U R S  

Për plotësimin e vendeve të lira të punës si vijon:

  1. Imam, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Koretin;

Kandidatët e interesuar duhet të  plotësojnë këto kushte:

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës).

2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare.

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.

6. Të kenë iniciativë dhe kreativitet në punë.

7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
* Çertifikata e lindjes
* Çertifikata shëndetësore
* Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
* Vërtetimi për përvojën e punës (nëse ka qenë i punësuar)
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
* Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet tjera të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Të ardhurat personale realizohen sipas marrëveshjes me xhematin e xhamisë, pasi që ende nuk është rregulluar sistemi i centralizimit të antarësisë.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…