Prishtinë, 6 dhjetor 2021

Nën patronazhin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, shejh Abdullah bin Zayed al-Nahyan, dje, më 5 dhjetor, në Dubai, ministri i Tolerancës dhe Bashkëjetesës, shejh Nahyan bin Mubarak al-Nahyan, inauguroi fillimin e punimeve për Forumin e Tetë Ndërkombëtar për Promovimin e Paqes me temë “Qytetaria gjithëpërfshirëse nga ekzistenca e përbashkët në ndërgjegjen e përbashkët”, i cili do të vazhdojë të mbahet deri më 7 dhjetor.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri i Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, njëherësh drejtori i përgjithshëm i zyrës “Expo 2020”, Reem bint Ibrahim al-Hashemi, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Botërore Islame “RABITA”, dr. Muhamed bin Abdul Kerim al-Isa, ministri federal për Çështjet Fetare dhe Harmoninë Ndërfetare në Republikën e Pakistanit, shejh Noor al-Haq Qadri, kryetari i Këshillit të Emirateve për Fetva të Sheriatit, shejh Abdullah bin Bayah, shefi i Departamentit të Zhvillimit të Komunitetit në Abu Dabi, dr. Mugher Khamis al-Khalili, ministra, përfaqësues të qeverisë, liderë fetarë të besimeve dhe sekteve të ndryshme, personalitete të nivelit të lartë, mendimtarë, akademikë, studiues nga e mbarë bota.

Në fjalën e tij të hapjes, shkëlqesia e tij, Nahyan bin Mubarak al-Nahyan, shprehu lumturinë e tij për pjesëmarrje në këtë forum, i cili po mbahet nën patronazhin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, të cilin ai e cilësoi si të prirë për zhvillimin e marrëdhënieve e tolerancës, bashkëjetesës dhe miqësisë me të gjitha vendet e botës dhe i cili është vazhdimisht i angazhuar për të mbështetur kauzat e së mirës, paqes dhe të vërtetës kudo në botë.

“Falë presidentit të shtetit, shejh Khalifa bin Zayed al-Nahyan, zëvendësit të tij, shejh Muhamed bin Rashid al-Maktoum, dhe vëllait të tij shejh Muhamed bin Zayed al-Nahyan, Emiratet e Bashkuara Arabe, në dritën e pranisë së anëtarëve nga e gjithë bota në “Expo 2020”, vendi është bërë një shtet qytetarie gjithëpërfshirëse, shtet i tolerancës dhe vëllazërisë njerëzore, një shtet i cili përqafon paqen si një mjet dhe një qëllim, që merr për bazë tolerancën, bashkëpunimin dhe harmoninë ndërmjet vete, si një qasje dhe një metodë për bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha kombet dhe popujt. Ky shtet vazhdimisht punon për të fuqizuar të gjithë individët dhe të gjitha shoqëritë njerëzore për të kontribuuar plotësisht për përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm në botë, duke pasur parasysh se e gjithë kjo është thelbësore. Këto parime janë pjesë e trashëgimisë së pavdekshme që nga ka lënë themeluesi i shtetit, i ndjeri shejh Zayed bin Sulltan al-Nahyan, i cili gjithmonë na porosiste që të punojmë, ngase qetësia ndërmjet qenieve njerëzore, dialogu dhe komunikimi pozitiv ndërmjet tyre është një mënyrë e sigurt për ta arritur mirësinë dhe prosperitetin në botë.”

Më pas, fjalën e mori kryetari i Këshillit të Fervave në EBA, njëherësh edhe kryetari i Forumit për Promovimin e Paqes, Abdullah bin Beja, i cili para të pranishmëve paraqiti kornizën e këtij takimi global. Ai theksoi nevojën e hulumtimeve, analizave dhe paraqitjeve të botëkuptimeve të drejta rreth ndërtimit të një shoqërie qytetare dhe civilizuese, e cila kërkon përgjegjësi dhe siguron drejtësi, duke respektuar dallimet dhe ngjyrat e çdo shoqërie. “Shembulli i organizimit të “EXPO 2020”, në të cilin po marrin pjesë mbi 190 shtete, të cilat ekspozojnë të mirën që kanë, sjell edhe obligimin parësor të të gjithë liderëve fetarë të familjeve Abrahamike, që të njihen, të afrohen dhe të respektohen ndërmjet vete, si dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shoqërive qytetare.”

Para të pranishmëve foli edhe sekretari gjeneral i RABITAS, dr. Abdulkerim al-Isa, i cili konfirmoi përkrahjen e RABITAS për këtë forum si dhe për vendimet që dalin nga ky forum. Po ashtu, në hapje foli edhe ministri i Tolerancës e Çështjeve Fetare të Pakistanit, Nuredin al-Kadiri.

Ne margjinat e forumit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, zhvilloi disa takime me personalitete të ndryshme nga shtete të ndryshme të botës islame. Këto takime u shfrytëzuan me theks të veçantë për të shtruar kërkesën për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…