Prishtinë, 5 dhjetor 2021
Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka nisur punimet Forumi i Tetë për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Islame.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij, mr. Besim ef. Mehmeti.
Ky forum ka mbledhur pranë vetes myfti, ministra të punëve fetare, përfaqësues nga komuniteti myslimanë, si dhe delegatë nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut nga e mbarë bota.
Për shkak të pandemisë, ky forum kësaj radhe po mbahet në rrethana të jashtëzakonshme, andaj si rrjedhojë edhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Ky forum është i teti me radhë dhe do të zgjasë dy ditë, e tema kryesore e këtij forumi do të jetë “Qytetaria – shtetësia gjithëpërfshirëse”.