Prishtinë, 3 dhjetor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion nga fondacioni “Revival of Islamic Heritage Society” e njohur si fondacionin “Ringjallja e Trashëgimisë Islame të kryesuar nga Mahmud En-nexhdi dhe Halid Ensari.

Myftiu Tërnava së pari u shprehu mirëseardhje mysafirëve, pastaj i njohu me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare që bën Kryesia e BIRK-ut në vend. Myftiu Tërnava po ashtu falënderoi qeverinë dhe popullin e Kuvajtit që kanë kontribuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës së BIRK-ut dhe theksoi se Kuvajti vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtetin e Kosovës gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj dhe për këtë populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë këtë mirësi nga ta.


Nga ana e tij, z.Mahmud En-Nexhdi u shpreh se është shumë i gëzuar që po viziton Kosovën dhe theksoi se populli i Kosovës është një popull shumë i dashur dhe Kuvajti ka kuptuar nevojat që ka populli i Kosovës dhe është munduar që sado pak të ofrojë ndihmë vëllazërore në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…