Data: 17 qershor 2021
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË PEJË – shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë Kurshunli – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë Tahtali – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë Gjylfehatyn – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë NUR – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Leshan – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Kryshec – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Qyshk – Pejë
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Poqestë – Pejë
KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TI PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:
- Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e nostrifikuar nga Kryesia),
- Ti përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve dhe vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit,
- Të kenë aftësi komunikuese me xhematë,
- Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,
- Të mos kenë vërejtje për punën e tyre nëse paraprakisht kanë qenë në punë,
- Kandidatet duhet të plotësojnë edhe kushte të posaçme sipas rregullores së KBI-së në Pejë,
- Të praktikojnë medhhebin hanefij dhe islamin tradicional të trojeve tona.
DOKUMENTET E NEVOJSHME
- Diploma e Medreses dhe Fakultetit,
- Çertifikata e lindjes,
- Çertifikata shëndetesore,
- Çertifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar,
- Dëshmi mbi karakteristikat në punë (nëse paraprakisht kanë qenë në punë),
- Deklarata me shkrim se do ti kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregullorës,
- CV- te dhënat personale, kualifikime ose dëshmi për aftësim profesional
(Të gjitha dokumentet të jenë origjinal).
VËREJTJE:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së të Pejës
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.
Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.