Më 18. 06. 2015 u mbajt ligjërata e parë për këtë muaj, në xhaminë e Omer Ibën Hatabit, në Obiliq, nga teologia Afijete Krasniqi.Më 19. 06. 2015 u mbajt iftari në Vushtrri, i organizuar nga KBI – Vushtrri dhe DG i BIK-së. Ligjëruese ishte Agime Sogojeva, ndërsa tema qe “Dobitë e agjërimit”. Një falënderim të veçantë për donatoren e këtij …
Duke filluar nga dita e xhuma, 19.06.2015, ekipi i Ramazanit, i caktuar nga ana e Kryesisë së BIK-ut, dhe i përbërë nga teologë dhe nëpunës të Kryesisë, Fakultetit të Studimeve Islame, Medresesë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, përfshirë këtu edhe anëtarët e Kryesisë, së bashku me Departamentin e të Rinjve dhe atë të Gruas filluan aktivitetet e tyre fetare nëpër …
Më 12. 06. 2015, në Teatrin e Qytetit – Podujevë, u mbajt tribuna vetëm për femra, e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame – Podujevë, në bashkëpunim me Departamentin e Gruas së BIK-ut. Kjo tribunë u mbajt për nder të muajit të bekuar Ramazan, ndërsa si moto kishte sloganin: “Mirë se vjen Ramazan!”Fillimisht programi u hap me disa ajete kuranore, …
Në Vushtrri, në xhaminë e Martirëve, u mbajt program për femra, organizuar nga Departamenti i Gruasi i BIK-ut, si dhe Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë. Ky program u mbajt me rastin e javës së kulturës.Programi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore, ndërsa më pas ligjërueset, Vaxhide Bunjaku dhe Afijete Krasniqi, prezantuan temat e tyre, e që përkonin me …
Më 10. 06. 2015, Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e radhës me drejtueset dhe aktivistet e degëve të këtij departamenti, nga shumica e qyteteve të vendit. Takimin e hapi udhëheqësja e këtij Departamenti, znj.Vaxhide Bunjaku, e cila ua kujtoi edhe njëherë detyrat dhe përgjegjësitë që kanë marrë mbi supe secila përfaqësuese.
Më 08. 06. 2015, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës përfaqësueset e Departamentit të Gruas të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhuruan fustane/funde për të ndihmuar në instalacionin artistik “Mendoj për ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili instilacion po u dedikohet grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës, ndërsa është organizuar nga Këshilli Kombëtar për …
Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së BIK-ut mbajti mbledhjen e pestë të rregulltTë hënën, më 08.06.2015, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e pestë të rregullt me udhëheqësit e degëve të Departamentit pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Takimi, ashtu siç ishte paraparë, filloi në ora 11:00.
Prishtinë, 05.06.2015, 16:00 Z. Najeeb Al Bader, ambasador i Kuvajtit në Shqipëri, ambasador jorezident në Kosovë, sot u takua me Myftiu Tërnava, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu Tërnava e mirëpriti ambasadorin Najeeb Al Bader, duke i dëshiruar mirëseardhje, si dhe duke e falënderuar jo vetëm Ambasadën e Kuvajtit për bashkëpunimin e ndërsjellë por, njëkohësisht, edhe …
Me rekomandim të Myftiut Tërnava, afro 800 xhami në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, me datë 5 qershor, trajtuan teorikisht dhe praktikisht çështjen e ruajtjes dhe kujdesit ndaj ambientit që na rrethon. Nga minberet e shtëpive të Zotit prijësit fetarë thirrën edhe një herë, ashtu siç shpesh ndodh në ligjëratat e tyre, që ta …