Prishtinë, 4 maj 2017
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, më konkretisht në qytetin e Dubait, u bë hapja solemne e konferencës së gjashtë ndërkombëtare për gjuhë arabe. Konferenca organizohet nën patronazhin e kryeministrit të EBA-së, sheikut të Dubait, Muhamed bin Rashid al Maktoum. Gjatë tri ditëve të konferencës do të paraqiten mbi 770 pjesëmarrës me kumtesa të ndara në mbi 85 seanca, nga më shumë se 44 shtete.

Gallery Wordpress

Hapjen e konferencës e bëri trashëgimtari i Dubait, Hamdan binMuhamed bin Rashid al Maktoum, ku prezent ishin edhe ministrat nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Shëndetësisë, Arsimit të Lartë, drejtues nga UNESCO, nga Liga Arabe, OBI, rektorët e mbi 69 universiteteve të shteteve arabe, ambasadorë, drejtues institucionesh kulturore të ndryshme nga shtetet arabe dhe zyrtarë të shtetit të EBA.  Gjatë hapjes solemne u shpërblyen 12 institucione dhe individ për angazhimin dhe përkushtimin në shërbim të gjuhës arabe. Shpërblimi “Muhamed bin Rashed” për gjuhë arabe kap vlerën 70.000 dollarë. Në këtë konferencë mori pjesë edhe profesori i angazhuar për gjuhë arabe në FSI, mr. Besim Mehmeti, i cili u paraqit gjatë seancës së 62, me kumtesën “Mësimdhënia e gjuhës arabe në Kosovë.” Në këtë kumtesë shkencore fillimisht paraqiti një zhvillim historik të Kosovës me zhvillimet aktuale të saj, duke vazhduar me historikun e shkurt të përhapjes së Islamit dhe me të edhe të gjuhës arabe. Më pas vazhdoi me paraqitjen e institucioneve relevante, të cilat ndikuan dhe ndihmuan në mësimin e gjuhës arabe. Gjithashtu ai paraqiti edhe plan-programet mësimore të gjuhës arabe, duke filluar nga Medreseja, Fakulteti i Studimeve Islame, dhe dega e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…