Prishtinë, 18 maj 2017
Në prani të Myftiut të Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava dhe të krytarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, në sallën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në ditën e dytë vazhdoi konferenca shkencore me titull “Medreseja Alauddin e Prishtinës – 65-vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar” u paraqitën 37 kumtesa të ndarë në katër seanca. Kjo konferencë organizohen nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës (BIRK) dhe Medreseja Alaudin. Një ndër referuesit sot ishte edhe dr. Nuridin Ahmeti me kumtesën “Medreseja Alauddin në optikën e studiuesit shqiptarë”, i cli mes tjerash nënvizoi se “Nga shfletimi i shkrimeve, nënvizimi i deklaratave etj., të intelektualëve tanë, përforcohet mendimi se Medreseja “Alaudin” në Prishtinë, në optikën e tyre, ishte një institucion, në historikun e të cilit qëndron kontributi social, politik, kulturor e kombëtar, sidomos pas viteve të 90-ta. Vatër e cila, u bë pjesë e shumë halleve dhe brengave në të cilat kaloi populli ynë. Pas viteve të 90-ta mbeti qendra kryesore, ku ata llogaritnin për tubimet të karaktereve kulturore, shkencore e kombëtare”-tha ai.
Edhe kumtesa e z.Mead Osmanit zgjoi interesim tek publiku i cili për trajtim pat temën ‘Institucionet edukativo-arsimore islame në Sanxhakun e Nishit në shek. XIX” ku në elaboratin e tij veçoi se shkolla apo mektebi Islahhane bën pjesë në mesin e projekteve socio-kulturore të Mithat pashës në Ballkan. Kjo shkollë pasi që u themelua në Nish (1863) tregoi sukses të madh dhe u bë shkak që pastaj këto shkolla të ndërtohen në Sofje, Resçuk dhe më gjerë. Ky institucion arsimor kishte për qëllim t’i edukonte dhe tu jepte një profesion fëmijëve të varfër dhe jetim dhe kështu që këta fëmijë pastaj të bëhen të dobishëm për rrethin dhe vendin ku do të jetojnë.
-
Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës
Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë… -
Delegacioni nga Turqia së bashku me Myftiun Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore
Prishtinë, më 25 korrik 2024 Delegacioni nga Turqia në përbërje të ministrit të Kulturës d… -
U përurua xhamia “Mahmut Pasha” në Gjakovë
Prishtinë, më 25 korrik 2024 Me këndim të Kuranit fisnik, filloi ceremonia e përurimit të …
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës
Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…