Në samitin e 9-të të Këshillit të lartë islamik të Evroazisë i cili u mbajt në Istanbul në tetor të vitit të kaluar ku morrën pjesë Kryetarët dhe Myftitë e shteteve antare të këtij Këshilli duke marrë paraysh rëndësinë dhe nevojën e besimtarëve të shteteve antare për të pasur nje Këshill të fetvasë u vendos unanimisht të themelohet edhe Këshilli i lartë për fetva , dhe pas pregatitjeve të duhura me 10 maj në përkujdesjen dhe kryesimin e Kryetarit të Dijanetit të Turqisë Prof.Dr.Mehmet Gormez dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve antare u mbajt mbledhja konstituive dhe u themelua Këshilli i lartë për Fetva dhe për kryetar zgjodhi prof.dr. Ahmed Yaman.
Në Këshillin e Lartë të Fetvasë është e përfaqesuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës përmes Vedat ef. Sahitit -Këshilltar i Myftiut të Kosovës.
Keshilli i lartë i fetvave do të angazhohet të jep fetva kryesisht për cështje të interesit të përbashkët të muslimanëve që jetojnë në shtetet antare të EvroAzisë e në vecanti për cështjet që kanë të bëjnë me kalendarin-takvimin dhe me kohët e namazeve me qëllim të unifikimit të besimtarëve , si dhe luftimit të fetvave të rrezikshme të cilat janë përhapur permes mediave të papërgjegjshme dhe përmes rrjeteve sociale. Në takimin e parë u miratua edhe rregullorja e punës në bazë të së cilës do punoj dhe funksionoj Këshilli i Fetvasë.
-
Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku
Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër… -
U mbajt Mevlud në Xhaminë e Çarshisë
Prishtinë, më 26 shtator 2023 Me këndim të Kuranit, ilahive, kasideve dhe ligjëratës kusht… -
Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Zajed bin Sultan al Nahjan”
Prishtinë, më 26 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku
Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…