Bashkësia Islame e Kosovës

Bashkesia Islame
Bashkësia Islame e Kosovës
  • Ballina
  • BIRK
    • Për ne
    • Kuvendi
    • FSI
    • Medreseja
    • Kosova Halal Institute
    • IHSI
    • Bereqeti
  • Lajme
  • Njoftime
  • Diaspora
  • Shkrime
  • Hytbe
  • Fjalime
  • Intervista
  • Botime
    • Tituj të veçantë
    • Dituria Islame
    • Edukata Islame
    • Takvimi
  • Kontakti
Ballina Lajme (Faqe 20)

Lajme

Ligjërata parapërgatitore për haxhilerët

Nga rem7i
11/06/2024
në :  Lajme

Pamje nga ligjërata parapërgatitore me besimtarët tanë, rreth udhëzimeve të haxhit. Ata, nga udhëheqësit e haxhive, janë duke u njoftuar në detaje rreth procedurave të kryerjes së haxhit, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë kryerjen e tij.

Më shumë

Ligjërata nga mualimet

Nga rem7i
10/06/2024
në :  Lajme

Udhëheqësja e Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës, znj. Vaxhide Bunjaku, së bashku me mualimet e tjera, po kujdesen që t’ua shpjegojnë ritualet e haxhit të gjitha besimtareve që gjenden në Meke, e të cilat kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë haxhin. Ato po mbajnë ligjërata të rregullta çdo ditë para namazit të drekës.

Më shumë

Ligjërata fetare për haxhilerët

Nga rem7i
10/06/2024
në :  Lajme

Besimtarët tanë që tashmë gjenden në Meke për kryerje të haxhit, përveç vizitës së Qabesë, çdo ditë, para namazit të drekës, janë duke dëgjuar ligjërata fetare nga udhëheqësit dhe hoxhallarët nga Këshillat e BI-së së Kosovës. Pamje nga ligjërata e Agim ef. Hysenit, anëtarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ekrem ef. Avdiut, kryetar i Këshillit të BI-së …

Më shumë

Takim informues me udhëheqësit e haxhive

Nga rem7i
10/06/2024
në :  Lajme

Udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës kanë mbajtur një takim informues me udhëheqësit e haxhive të Këshillave të BI-së. Në këtë takim u diskutua për procedurat dhe ritualet e haxhit, ku udhëheqësit u njohën me kohën se kur do të dalin në Arafat, qëndrimin aty, shkuarjen në Muzdelife e në Mina, gjuajtjen e gurëve, …

Më shumë

Takim përgatitës në rrafshnaltën e Arafatit

Nga rem7i
08/06/2024
në :  Lajme

Me qëllim të mbarëvajtjes dhe ecurisë sa më të mirë të ditës së Arafatit, udhëheqësit e haxhive nga të gjithë Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë mbajtur një takim përgatitës në rrafshnaltën e Arafatit, më konkretisht në vendin ku do të qëndrojnë besimtarët tanë nga Kosova. Ata, nga zyrtarët e Drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së BI-së së Kosovës, …

Më shumë

Myftiu Tërnava priti në takim z. Aref Almenhali

Nga Bajram Zeqiri
06/06/2024
në :  Aktuale, Lajme

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe me qendër në Tiranë, z. Aref Almenhali. Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e falënderoi atë dhe Gjysmëhënën e Kuqe për ndihmat e …

Më shumë

U mbajt Tryezë shkencore kushtuar shqipëruesit të Kuranit, Muharrem Blakçorit

Nga rem7i
06/06/2024
në :  Aktuale, Lajme

Prishtinë, më 6 qershor 2024Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi Tryezë Shkencore kushtuar shqipëruesit të Kuranit dhe njëkohësisht njërit prej punëtorëve më të zellshëm të edukimit në frymën islame dhe atdhedashëse, Muharrem Blakçorit.Në Tryezën e mbajtur në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u çmua roli dhe kontributi i tij. Përkthimet nga Kurani, përgatitja e një fjalor …

Më shumë

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Vushtrrisë

Nga rem7i
05/06/2024
në :  Aktuale, Lajme

Prishtinë, më 5 qershor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, në të cilin u prit nga kryetari, Ejup ef. Haziri, administrata dhe anëtarët e Këshillit. Gjatë këtij takimi u diskutua për punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Këshilli …

Më shumë

Myftiu Tërnava priti në takim zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Turqisë, z. Adnan Ertem

Nga Bajram Zeqiri
05/06/2024
në :  Aktuale, Lajme

Prishtinë, më 5 qershor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Turqisë, z. Adnan Ertem. Myftiu Tërnava gjatë këtij takimi përmendi bashkëpunimin e mirë që kanë si institucion me DIJANET-in, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n dhe me organizata të tjera të …

Më shumë

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Gjilanit

Nga Bajram Zeqiri
04/06/2024
në :  Aktuale, Lajme

Prishtinë, më 4 qershor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e, në vazhdën e takimeve me administratën dhe anëtarët e Këshillave, sot vizitoi Këshillin e BI-së së Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i Këshillit Naim ef. Aliu. Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, u interesua për gjendjen e përgjithshme …

Më shumë
1...192021...289Faqe 20 nga 289
05/12/2025
Namazi Koha
Sabahu5:05 am
L. e Diellit6:46 am
Dreka11:31 am
Ikindia1:54 pm
Akshami4:11 pm
Jacia5:49 pm

Takvimi 2025

Kalkulues i zekatit

Na ndiqni

2024 © Copyright , Të gjitha të drejtat e rezervuara. | Bashkësia Islame e Kosovës