Prishtinë, më 6 qershor 2024
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi Tryezë Shkencore kushtuar shqipëruesit të Kuranit dhe njëkohësisht njërit prej punëtorëve më të zellshëm të edukimit në frymën islame dhe atdhedashëse, Muharrem Blakçorit.
Në Tryezën e mbajtur në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u çmua roli dhe kontributi i tij. Përkthimet nga Kurani, përgatitja e një fjalor shqip – arabisht dhe Ilmihallit, ishin vetëm disa prej veprave që u dalluan përkundër periudhës së vështirë në të cilën ai jetonte.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vlerësoi jashtëzakonisht dorëshkrimet e Muharrem Blakçorit, shkrime këto që sipas tij bëhen edhe më domethënëse për periudhën kohore kur ato janë shkruar.
Veç të tjerash, Muharrem Blakçori u vlerësua edhe nga Myftiu i Kavajës, Besnik ef. Leçini edhe në aspektin edukues, ku për vite me radhë, Muharrem Blakçori edukoi të rinj të shumtë në frymën islame.
Gjatë kësaj tryeze shkencore, Muharrem Blakçori, u konsiderua një misionar i heshtur, që ishte tejet produktiv në rrethanat kohore.
Në anën tjetër, familjari i Muharrem Blakçorit, Xhevdet Blakçori, u shpreh tejet i lumtur që kompetentët e fushës po çmojnë veprën e familjarit të tij.
Gjatë kësaj Tryeze shkencore u bë pranim-dorëzimi i shkrimeve të Muharrem Blakçorit që solemnisht Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, ia dorëzoi nipi i tij, Xhevdet Blakçori.
Kjo seancë shkencore u nda në dy seanca me gjithsej 10 referues, të cilët nga këndvështrime të ndryshme vlerësuan jetën dhe kontributin e Muharrem Blakçorit.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…