Ballina Lajme U përurua xhami në Vragoli të Fushë-Kosovës

U përurua xhami në Vragoli të Fushë-Kosovës

Me një manifestim solemn, të premten më 5 korrik 2013 para namazit të xhumasë, në vigjilje të muajit të madhëruar të Ramazanit në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, u bë përurimi i xhamisë së re të ndërtuar në qendër të fshatit.
Në përurimin e xhamisë përveç një numri të konsiderueshëm të  Besimtarëve të Vragolisë e rrethinës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, pastaj kryesuesi i Kuvendit komunal të Fushë – Kosovës, Jakup Tërnava, si dhe drejtuesi e KBI së Fushë-Kosovës, të prirë nga kryetari, Pajzait Tërnava, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e xhamisë, besimtarët e Vragolisë, Kuvendin Komunal, kryesinë e BIK si dhe donatorët.

Jakup Tërnava- kryesues i Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, pasi ka përshëndetur tha “Kuvendi Komunal i Fushë- Kosovës ka bashkëpunim të mirë më Këshillin e BIK, dhe këtë bashkëpunim do e rrisim edhe më shumë në të mirë të qytetarëve e besimtarëve tanë”.
ndërsa myftiu tërnav pasi përshndeti e falnderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për xhamisnë tha: “Bashkësia Islame e Kosovës është e angazhuar që të ndërtoj xhami aty ku është e nevojshme, ngase besimtarëve tanë e kemi për obligim që t’u krijojmë kushtet e duhura për ti kryere obligimet fetare. Roli i xhamisë është që përveç adhurimit të Zotit Një, të edukoj  e arsimoj masën e gjerë e sidomos brezin e ri.”
Ndërsa duke folur për roli që ka xhami për shoqërinë Myftia tha: “Xhamia te ne ka luajtur një rol të rëndësim në ruajtjen  dhe kultivimin e identitetit tonë, kjo së fundi u dëshmua edhe  në vitet 89-99 të shekulli të shkuar, kur xhamitë anekënd Kosovës u shëndrruan në shkolla e u vënë në shërbim të arsimit e kulturës së këtij populli. Jam i blinduar që xhaminë e re që po e përurojmë sot, të jetë e tillë e mbushur me xhematë, në shërbim të fesë e populli, në shërbim të rinisë e aderimit ndaj Allahut”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Promovohet libri me poezi “Burrnia foli” e autorit Burhan Fili

Prishtinë, 20  shtator 2019 Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovë…