Prishtinë, 4 korrik 2013

Në vigjilje të muajit të madhëruar të Ramazanit, myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka takuar sot kryetarët dhe kryeimamët e Këshillave të BI me të cilët bisedoi për përgatitjet që ka bërë Bashkësia Islame e Kosovës si në rrafshin qendror ashtu edhe në atë të Këshillave të BI, por edhe nëpër xhami e xhemate për muajin e Ramazanit.

Myftiu Tërnava, pasi përshëndeti e përgëzoi përgjegjësit e Këshillave për punën që bëjnë në terren tha se ky takim vjen në vigjilje të muajit të Ramazanit dhe pas takimeve që kanë realizuar përgjegjësit e sektorëve të Kryesisë së BIK në çdo Këshill me strukturat e Këshillave dhe me imamët tanë të nderuar.
“Bashkësia Islame e Kosovës, si gjithherë ka bërë përgatitjet e nevojshme për muajin e Ramazanit. Në këtë muaj është detyrë e mision yni që të jemi sa më afër xhematlinjëve e besimtarëve tanë, ngase kemi përkushtim më të madh të besimtarët ndaj mësimeve fetare.
 Duke u shpjeguar mësimet kurnaore, mësimet e Pejgamberit dhe duke ruajtur tradita e begatë e pozitive e popullit tonë, ne do të jemi në nivel të përgjegjësive që na janë besuar.
Kërkoj nga ju që si udhëheqës të Këshillave të jeni sa më aktiv dhe këtë muaj ta presim sa më të përgatitur.”

Ndërsa, duke folur për rëndësinë që ka tubimi i Sadakatul – Fitirt dhe Zeqatit, Myftiu tha:“Të nderuar efendilerë, një vëmendje të posaçme gjatë muajit të Ramazanit sa jemi në terren si rëndom duhet t’i kushtojmë sensibilizimit të masës së besimtarëve që të japin Sadakatul- Fitrin në fondin e BIK, ngase  Sadakatul –  Fitri është i vetmi burim i institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame. Falë tubimit të Sadakatul – Fitrit në fondin e BI-së, kemi arritur që të mbajmë funksionimin e medreseve, të FSI dhe të veprimtarive tjera në kuadër të BI.”
Përgjegjësit e Këshillave në bashkëbisedimi me Myftin folën për përgatitjet që i kanë bërë dhe sfidat me të cilat përballen në vigjilje të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…