Prishtinë, 2 korrik 2013
Botimi në gjuhën shqipe vjen në kohë të duhur si thirrje për njohjen dhe aplikimin e sistemit ekonomik Islamik
Sot në Prishtinë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare e Universitare u promovua libri “Ekonomia dhe Bankimi islam (Konceptet themelore)”, të autorit dr. Islam Hasani.

Duke i përshëndetur të pranishmit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava u shpreh: “jemi tubuar sot në këtë sallë për të promovuar një libër shumë domethënës dhe të veçantë, libër i parë i këtij lloji i shkruar në gjuhën shqipe, i cili shtjellon tema deri tash të pa shtjelluara në mesin e lexuesit shqiptar. Autori i  libri Dr. Islam Hasani me një përkushtim, vizion e maturi, fiton guximin intelektual që të jetë prijatar i kësaj fushe, e kjo i shton edhe më vlerën e librit të cilin sot po e promovojmë.”
Më tutje, Myftiu për librin, tha: “Temat e këtij libri autori i trajton përmes një stili të lehtë e të rrjedhshëm, duke mos lënë shteg për dyshime apo dilema te lexuesit edhe në dritën e ajeteve dhe thënieve të Muhamedit a.s. duke ftuar njerëzit në organizimin e jetës edhe në aspektin ekonomik Islam. Përmes këtij libri autori synon transmetimin e mesazhit hyjnorë ekonomiko islam tek të gjithë, duke i nxitur lexuesit që të mendojnë rreth këtyre temave, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe bankimin Islam”.
{gallery}bankislam{/gallery}
Studiuesi i ekonomisë, Mr. Driton Sahiti për rëndësinë që ka botimi i këtij libri në gjuhën shqipe, i pari i kësaj fushe, përveç të tjerash tha: “Libri përveç që është një hyrje e mirë në Sistemin Ekonomik dhe Bankar Islam, ashtu siç është cekur në fillim, besoj që do të ketë edhe implikime në tri rrafshe tjera:
– Vjen në kohë të duhur si thirrje për aplikimin e sistemit ekonomik Islamik  jo vetëm në Banka, por edhe ne Sigurime dhe në princip në të gjitha fushat e ekonomisë dhe në veçanti në ndërmarrësi
Rrjedhimisht duhet të nxiste që ky koncept të fillohet të mësohet në Universitet jo vetëm si një lëndë, por edhe duke hapur degë si në BsC ashtu edhe Master për të plotësuar nevojat dhe kërkesën e tregut dhe kësisoj t’i bashkohemi trendëve botërore.
– Dhe së fundi vjen si përgjigje intelektuale ndaj debateve  shumë shpesh edhe injorante, pra dhe është një Libër në kohë të duhur për ta kuptuar jo vetëm Bankimin Islam por në përgjithësi Islamin më mirë”. Përshëndeti e falënderoj edhe autori i libri, dr. Islam Hasani.
Libri është botuar nga shtëpia botuese “Dituria islame” dhe është i pari i kësaj fushe në gjuhën shqipe.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…