Këshilltari i Myftiut të Kosovës Vedat ef. Sahiti morri pjesë në konferencën e organizuar nga Kryesia e çështjeve fetare të Turqisë – Diyaneti me temë” Perspektivat e reja në fushën e Përkthimit të literaturës Fetare , Sfidat dhe vështirësitë “
Prishtinë, 24 maj 2017
Konferenca filloi punimet më 17 Maj në Sapanca të Turqisë  për të vazhduar deri më 19 maj ku  përveç kumtesave  kishte edhe punëtori të veçanta për  rajonet e shteteve anëtare të Këshillit të lartë Islamik të Evroazisë.
Në fokus të veçant ishin përkthimet e literaturës bazë fetare  larg interpretimeve ekstreme.Në paraqitjen e tij Këshilltari Sahiti u fokusua në  nevojën  e përkthimit të literaturës bazë të doktrinës në fushën e Akaidit dhe Fikhut Hanefi si një domosdoshmëri imediate , përkthimin e punimeve shkencore akademike me interes për studiuesit dhe lexuesit shqipfolës si dhe  botimi i librave të autorëve vendas.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…