Myftiu Tërnava takoi administratën e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 24 maj 2017 Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef.Tërnava, në ambientet e Medresesë Alauddin takoi sot kryetarët, kryeimamët, sekretarët dhe arkëtarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Ky takimin e përbashkët, tashmë tradicional, në prag të muajit të Ramazanit, organizohet me qëllim shprehjen e gatishmërisë të të qenurit me ta gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, duke ofruar asistencë në realizimin e aktiviteteve të ndryshme fetare e kulturore, si shenjë e bashkëpunimit dhe kooperimit të ndërsjellë për mbarëvajtjen e punëve të përbashkëta në nivel hierarkie institucionale. Me këtë rast Myftiu Tërnava ua rikujtoi të pranishmëve se këtë detyrë e kemi amanet nga Zoti dhe se ne bartim përgjegjësi para Tij dhe para xhematit. Ai në vazhdim kërkoi nga Këshillat vendorë që vazhdojë disiplina dhe korrektësia si dhe bashkëpunimin në punë,si dhe shprehën urimet dhe përgëzimet për të gjithë të pranishmit (e nëpërmes tyre edhe tek imamët tjerë dhe xhemati në përgjithësi), në vigjilje të këtij muaji të bekuar të Ramazanit.