Prishtinë, 30.05.2018

Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Kryesia e BI-së në bashkëpunim me Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës, duke e vazhduar traditën shumëvjeçare të therjes së kurbanëve, në mbledhjen konsultative me drejtuesit e drejtorive të Kryesisë të mbajtur më 28. 05. 2018 vendosi të shpallë:
TENDER

PËR BLERJEN E KAFSHËVE TË TRASHA PËR KURBAN, THERJEN E TYRE, PËRGATITJEN E MISHIT, NGRIRJEN, PAKETIMIN DHE TRANSPORTIMIN

1. Ofertuesit në ofertat e tyre duhet të shënojnë shumën që kërkojnë për frymë kafshe në bazë të peshës së kafshës së dedikuar për kurban.

2. Asnjë kafshë nuk mund të ketë më pak se 400 kg matje të gjallë, lopa nuk guxon të jetë bartëse, e nëse është dem nuk mund të jetë më i ri se dyvjeçar.

3. Të gjitha kafshët e dedikuara për kurban detyrimisht duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për kurban sipas sheriatit.

4. Kafshët e trasha të dedikuara për kurban duhet patjetër të posedojnë matrikulën dhe librezën që dëshmon për gjendjen shëndetësore të kafshës.

5. Kafshët e trasha duhet t’i prezantohen komisionit të Kryesisë së BI-së për therjen e kurbanëve më së voni dhjetë ditë para Kurban-

Bajramit gjegjësisht jo më vonë se 11. 08. 2018, kurse prurjen e tyre në thertore do ta bëjë sipas kërkesës së komisionit gjatë tri ditëve të Kurban-Bajramit.

6. Ofertuesi duhet të kujdeset për shëndetin e kurbanëve, ushqimin dhe ujin e nevojshëm për to, deri në ditën e therjes.

7. Ofertuesit duhet të garantojnë se therjen e kurbanëve do ta bëjnë brenda tri ditëve të Kurban-Bajramit në thertore e cila duhet të jet e certifikuar me standardin Hallall.

8. Përgatitjen e mishit dhe ngrirjen e tij me -40oC do ta bëjnë në kohë optimale, ndërkaq paketimin sipas standardeve HACCP dhe HALLALL.

9. Transportin e mishit të kurbaneve do ta bëjë sipas kërkesës së palës kontraktuese nga vendi ku gjendet mishi e deri në vendin e caktuar nga pala kontraktuese.

10. Me rastin e ofertimit, në qoftë se nuk do të ketë oferta nga vendi, përparësi do të kenë ato nga ndonjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe më i përshtatshëm për ne.

11. Oferta me shkrim dorëzohet në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, më së largu 15 ditë pas botimit në faqen zyrtare të Kryesisë në internet.

12. Ofertuesi duhet të garantojë gatishmërinë për ofrimin e 1000-1200 krerë për kurban.

13. Ofertuesi duhet të sjellë dokumentacionin e kompletuar të kompanisë-organizatës që kërkohen për një tender.

14. Kryesia e Bashkësisë Islame do ta njoftojë me shkrim vetëm atë ofertues i cili përzgjidhet në bazë të kushteve më të përshtatshme-arsyeshme ekonomikisht dhe sigurisë së mjaftueshme.

Kryesia e BI-së së Kosovë

  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…