Prishtinë, 28 maj 2018
Përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë marrë pjesë në tribunën që ka organizuar Myftinia Pukë, e cila është një nder myftinitë më të vjetra të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, me temën “Ramazani muaji i Kuranit”. Morën pjesë Kasim  Gërguri dhe Bahri Sejdiu nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ata përcollën përshëndetjet dhe selamet e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, si dhe folëm mbi të mirat dhe dobitë shpirtërore dhe trupore që sjell muaji i agjërimit. .

Ata në fjalën e tyre theksuan se nëpërmjet agjërimit besimtari arrin vlerat më të larta morale dhe virtytet më fisnike. Duke agjëruar njeriu mbjell në shpirtin e tij vlera dhe parime universale, për të cilat bota në ditët e sotme ka shumë nevojë, si: mëshira, falja, solidariteti, dashuria, drejtësia, etj. Muaji i Ramazanit na sjell në vëmendje kujdesin për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë.
Më pas përfaqësues nga Kryesia e BIRK-ut për nder të muajit të bekuar të Ramazanit  shpërndanë 200 pako me artikuj të ndryshëm ushqimorë për familjet skamnore, si dhe shtruan iftar, në të cilin morën pjesë mbi 130 persona.
Nga ana tjetër, Myftiu i Pukës Gezim Kopani çmoi këtë kontribut të BIRK-ut dhe falënderoi përfaqësuesit nga Kryesia për mbajtjen e tribunës, për iftarin e shtruar dhe për ndihmat që vazhdimisht i ka dhënë Myftinisë së Pukës duke e lutur Zotin që Allahu t’i begatojë dhe t’ua shtojë bereqetin edhe më shumë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…