Prishtinë, 30 maj 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë qëndroi në Ankara të Turqisë, ku u mbajtën punimet e Takimit të Dytë Ndërkombëtar për Ballkanin, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 11 vende të Ballkanit. Këtë aktivitet e organizoi agjencia “TIKA”. Në hapjen e takimit qe i pranishëm zëvendëskryeministrit i qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Hakan Çavuşoğlu, si dhe  prijës  fetarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe gazetarë të medieve nga shtetet e Ballkanit. Takimi  zgjati dy ditë, përveç seancës hyrëse u zhvilluan edhe 5 seanca tematike, që iu kushtuan historisë së Ballkanit, multikulturalizmit,  identitetit dhe trashëgimisë kulturore e materiale të popujve të Ballkanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…