Prishtinë, 5 maj 2014
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një takim të ngrohtë e miqësor.
Myftiu, pas falënderimit për pritjen, tha: “Kam ardhur për të shprehur konsideratën time për përparimin e Shqipërisë në të gjitha fushat e jetës. BIK ka një bashkëpunim të mirë e korrekt me KMSH, ne na gëzojnë arritjet e kolegëve tanë këtu në Shqipëri”.

Duhet ta ndërtojmë një strategji të përbashkët për promovimin e tolerancës fetare në gjitha trojet tona, e cila është një perlë shekullore e kombit tonë e përcjellur brez pas brezi.
Ndërsa, presidenti Nishani nga ana e tij, shtoi: “Jam i lumtur që ju takoj, përcjell me vëmendje mesazhet e tolerancës dhe bashkëjetesës që i përçoni besimtarëve tuaj, në takimet dhe qëndrimet tuaja. Besimi në Zot e shoqëroi njeriun që nga lashtësia.”

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…