Prishtinë, 7 maj 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, priti sot në takim një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, i përfaqësuar nga Komisioni Parlamentar i Miqësisë, Arabi Saudite-Kosovë, kryesuar nga Abdullah Hamoud Al Harbi.
Myftiu Tërnava, fillimisht parlamentarëve të Arabisë Saudite u dëshiroi mirëseardhje, pastaj në emër të popullit të Kosovës, në emër të BIK dhe në emrin e tij falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite, e sidomos Mbretin për  ndihmën, kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme  që ka treguar për Kosovën.

Myftiu tha se Mbretëria e Arabisë Saudite, e edhe populli saudian në vazhdimësi kanë qenë në përkrahje të popullit dhe shtetit të Kosovës. Mbretëria e juaj një kontribut të madh ka dhënë edhe në procesin e njohjeve dhe integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos kontributi i juaj është i madh në Konferencën Islamike dhe Ligën Arabe, për se ne  jemi mirënjohës.
Myftiu, po ashtu, i njohu mysafirët edhe me historikun, arritjet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame dhe institucionet e saja.
“Arabia Saudite, një kontribut të madhe ka dhënë edhe në rindërtimin e infrastrukturës së BIK që qe shkatërruar gjatë luftës së fundit. Falë donacioneve tuaja, ne sot kemi një numër të konsiderueshëm të objekteve të rindërtuara.  BIK ka marrëdhënie e bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite. Bashkëpunimi në mes dy popujve është i hershëm dhe jam i bindur që në të ardhmen do të njoh vetëm rritje në fusha të ndryshme “-tha, ndër të tjerat, myftiu Tërnava.
Kryesuesi i delegacionit arab, Abdullah Hamoud Al Harbi, pasi falënderoi Myftiun për mikpritjen, u shpreh se janë të kënaqur me arritjet që ka shënuar Kosova në shtetndërtim, si dhe  shprehën gatishmërinë e Asamblesë për të përkrahur Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, poashtu edhe me institucionet tjera të vendit. Mysafirët arab u interesuan për  funksionimin e BIK-ut, institucioneve të saj, raportet e BIK me bashkësitë tjera dhe me institucionet e vendit,  për se morën përgjigje nga Myftiu. {gallery}ksasmbl{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …