Prishtinë, 9 korrik 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga zv.sekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma dhe nga kryetari i Këshillit të BI së Kamenicës, Bejtullah ef. Hashani, sot mbikëqyrën punimet në objektin në ndërtim e sipër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kamenicës.

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në këtë objekt, si dhe u informua nga përgjegjësit për ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve. Ai u nda i kënaqur me ecurinë e punës, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për mirëqenien e xhematit dhe të këshillave të BI-së.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…