Prishtinë, 9 korrik 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga zv.sekretari i Kryesisë, Rexhep ef. Luma dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Kaçanikut, Menduh ef. Rexha, sot mbikëqyrën punimet në objektin vakëf të BI-së së Kaçanikut.

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet dhe u informua nga përgjegjësit mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve. Ai u nda i kënaqur pasi që institucionet e Bashkësisë Islame dita-ditës po ndërtojnë dhe po përmirësojnë infrastrukturën e objekteve fetare për të përmirësuar jetën dhe lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…