Prishtinë, 27 nëntor 2012
Më 26 nëntor  20012, në Vjenë të Austrisë, në prani të shumë personaliteteve të larta fetare politike e kulturore, u bë inaugurimi i Qendrës Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor “Abdullah bin Abdulaziz”.

 

{jathumbnail}Në ceremoninë inauguruese qenë të pranishëm: ministri i jashtëm i Spanjës, ministri i jashtëm i Austrisë, ministri i jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, pastaj dr. Ekmeludin Ihsanogu- sekretar i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Abdulla Turki- sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, Mitropoliti Ortodoks me seli në Stamboll, një kardinal nga Vatikani, rabini kryesor për Evropë si dhe shumë personalitete të tjera nga vende të ndryshme.
Kosova në këtë manifestim u përfaqësua nga një delegacion i prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava.
Përmes videolinkut të pranishmëve në inaugurim iu drejtuan edhe Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, kryetari i Austrisë dhe përfaqësuesi i Mbretit të Spanjës.
Themelimi i Qendrës është bërë me iniciativën e përbashkët nga Mbreti i Arabisë Saudite, Mbreti i Spanjës dhe Qeveria e Austrisë. Duhet theksuar se themelimit të kësaj qendre i parapriu mbajta e tri konferencave në Mekë, Madrid dhe Gjenevë, që për temë kishin nxitjen e dialogut ndërfetar e ndërkulturor.
Në Vjenë përfaqësuesit e të gjitha besimeve të mëdha botërore nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.
Gjatë qëndrimit në Vjenë, Myftiu Tërnava takoi shumë personalitete të shquara botërore, të cilët i njohu me të arriturat e Kosovës dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep BIK në afrimin e komuniteteve në Kosovë.
Duhet veçuar, se për disa herë më radhë, shumë të pranishëm në diskutimet e tyre, iu referuan harmonisë dhe mirëkuptimit ndërfetar në Kosovë, si shembull e model për vendet e tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…