Prishtinë, 29 nëntor 2012

 

Me ftesë të autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, qe i pranishëm në festimet e organizuara në Tiranë me rastin e përvjetorit të 100 të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe udhëheqësit më të lartë të Shqipërisë e Kosovës: Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bujar Nishani, presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topalli, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe shumë personalitete të jetës politike e kulturore nga të gjitha trojet shqiptare.

 

{jathumbnail}Në pritjen e dhënë nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në Pallatin e Brigadave në Tiranë, përpos udhëheqësve të lartë të shtetit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia qenë të pranishëm edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kryeministri i Sllovenisë, Janez Janshash, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të Komuniteteve Fetare dhe shumë të ftuar të tjerë.
Përveç, takimit të shkurtë me presidentin, Niashin, kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli, myftiu Tërnava, takoi edhe presidentin malazias, Filip Vujanoviq, pastaj Ipeshkvin Dom Rrok Mirdita, si dhe shumë personalitete të tjera.
Myftiu Tërnava gjatë ditës qe i pranishëm edhe në drekën e shtruar nga kryeministri shqiptar, dr. Sali Berisha për mysafirët e lartë. Po ashtu, myftiu qe i pranishëm edhe në parakalimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe FSK në Sheshin “Skënderbe”.
Gjithashtu, myftiu Tërnava më bashkëpunëtorët qëndroj për vizitë të shkurtë edhe në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga drejtuesit më të lartë, me të cilët ndau përgëzimet me rastin e Festës së Flamurit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava po merr pjesë në sesionin e 23-të të Bordit të Lartë të Akademisë së Jurisprudencës Islame

Prishtinë, më 20 prill 2024 Në Riad të Arabisë Saudite, ka filluar punimet sesioni i 23-të…