Prishtinë, 22 nëntor 2012

Myftiu Tërnava priti një delegacion profesorësh nga Bursa, të prirë nga dekani i Fakultetit të Ilahijatit

Myftiu Tërnava priti  në takim  një delegacion profesorësh nga Bursa e Turqisë të kryesuar nga Dekani i Fakultetit të Ilahijatit, prof.dr.  Jasar Ajdinli , prodekani prof.dr. Rexhep Xhixhi dhe prof.dr. Adem Apak nga Universitetit “Uludag” në Bursa.

 

{jathumbnail}Myftiu Tërnava, mysafirëve  u shprehi mirëseardhje  profesorëve në Kosovë , i njohu ata me ecurinë e jetës fetare në Kosovë dhe mbi zhvillimet e institucioneve fetaro- arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Bursa është një vend shumë i dashur për ne kosovaret, ngase një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë jetojnë në Bursa, dhe kurdo që vizitojmë Bursen ndjehemi sikur jemi në shtepinë tonë” – tha, ndër të tjera, Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava mbështeti nismën që Fakulteti i Studimeve Islame të zgjeroi bashkëpunimin me Fakultetin e Ilahiyatit në Bursa si: në shkëmbim të profesorëve e studentëve, pastaj në organizimin e seminareve konferencave shkencore dhe realizimin e projekteve te përbashkëta.

Dekani, prof. dr. Yasar Aydinli,  falenderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore , dhe u shpreh se është i kënaqur me vizitën që po i bëjnë Kosovës, e në veçanti me rezultatet që po  arrijnë studentët kosovar në universitetet turke. Ai, më tutje, tha:  “Jam i bindur  që ky bashkëpunim do të jetë një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve dhe dy fakulteteve në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim qe i pranishëm edhe dakeni i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës , prof. dr. Qazim Qazimi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…