Prishtinë, 6 maj 2013

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora, priti sot imamët kosovarë që ishin për trajnim 1 muaj në Bursa të Turqisë.
Trajnimin e kanë ndjekur 30 imamë nga këshillat vendor të BIK fal një Memorandumi të mirëkuptimit që kanë arritur dy institucionet: Kryesia e BIK dhe DIJANET-it, e që për qëllim ka ngritjen profesionale të imamëve.
Në takim me Myftiun, imamët e falënderuan për mundësinë që kanë patuar të ndjekin trajnimin, dhe u shprehën se kanë përfituar dhe janë njohur me metoda e përvoja të reja, të cilat do t’i praktikojnë në punën e tyre të përditshme.

Imamët, po ashtu, u shprehën se gjatë qëndrimit në Turqi janë njohur edhe me organizimin dhe funksionim praktik të xhemateve dhe punës që bëjnë imamët, ku spikatën se u ka rënë në sy përkushtimi, terbija, disiplina, angazhimi dhe motivi për punë.
Ndërsa, Myftiu Tërnava u shpreh se Bashkësia Islame e Kosovës do të angazhohet që për imamët të siguroj kushte sa më të mira, duke u ofruar atyre trajnime adekuate jo vetëm në Turqi, por edhe ne vende tjera, krejt kjo në funksion të ngritjes së rolit të imamit në xhematë e shoqëri.
Bashkëpunimin me DIJANET-in, Myftiu e cilësoi si të shkëlqyeshëm dhe të shumanshëm. Myftiu u shpreh, se në këtë drejtim, ky është vetëm hapi i parë, duke bërë të ditur se do vazhdohet me kurse të trajnimit edhe për imamët e tjerë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…