Prishtinë, 2 maj 2013
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), prof. dr. Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, sot pasdite vizitoj Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët.
Sot është ditë e veçantë për ne dhe vendin tonë ngase presim një mik të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, tha në fillim Myftiu i cili më pas falënderoj sekretarin Ihsanoglu për punën që ka bërë si sekretar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) në përkrahjen  dhe mbështetjen e parezervë të Kosovës tek vende islamike dhe në forumet ndërkombëtare.

“Puna dhe angazhimi i juaj në përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës në OBI dhe në forumet tjerat ndërkombëtare, si dhe angazhimi i juaj tek shtetet islamike për njohjen e shtetësisë së vendit tonë, ju ka bërë juve një mik të madh të Kosovës dhe popullit të saj, një mik të respektuar e të çmuar, për se do ju jemi mirënjohës gjithherë”.
Sekretari i OBI, prof. dr. Ekmeleddin Ihsanoglu pasi falënderoj Myftiun për pritjen e ngrohët e vëllazërore, u shpreh se ai me vëmendje ka përcjell situatën në Kosovë dhe rreth saj që nga koha e luftës e këndej dhe në vazhdimësi ka mbështetur Kosovën.
“Çdo e arritur e juaj nga gëzon, unë dhe bashkëpunëtorët e mijë jemi angazhuar që ta përkrahim vendin tuaj në rrugën e tij në institucionet ndërkombëtare, Jam i i kënaqur me atë që pash në Kosovës, keni arrit shumë në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore e institucionale .”- tha prof. dr. Ekmeleddin Ihsanoglu
Edhe në të ardhëm unë dhe OBI do jenë pranë Kosovës në misionin e saj për shtimin e njohjeve dhe konsolidimin  e shtetit në arenën ndërkombëtare. Po ashtu do të përkrahim  edhe investimet që do sjellin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Për kontributin e dhënë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, Myftiu Tërnava, mikut të madh të Kosovës, sekretarit të OBI, prof. dr. Ekmeleddin Ihsanoglu, i ndau mirënjohje të veçantë
Në takim myftiu Tërnava prof. dr. Ekmeleddin Ihsanoglu edhe me projektet sfidat dhe arritjet e BIK.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…