Në Stamboll nga 27-28 prill është organizuar simpoziumi ndërkombëtarë me temën “Ixhmai dhe vetëdija kolektive” ku morën  pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, akademikë, studiues të çështjeve islame etj, mbi 80 shtete  të ndryshme të botës. Në emër të BIRK-së  gjegjësisht të FSI-së, në këtë eveniment morën pjesë dr. Fahrush Rexhepi, prof. Resul Rexhepi, dr Qazim Qazimi dr. Zija Abdullahu dhe dr. Lulzim Esati. Simpoziumi u cilësua si një hap i rëndësishëm  drejt unitetit të myslimanëve.

Nga ky simpozium u konkludua se  me qëllim për parandalimin e interpretimeve të reja që s’kanë koherencë shkencore dhe historike dhe për të provuar paligjshmërinë e tyre, ideja se “ ixhma” përsëri mund të marrë një rolin dhe funksionin e tij historik si në periudhat e mëhershme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…