Prishtinë, 5 qershor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga “Bereqeti” dega në Pejë, në të cilin merrnin pjesë kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës Musli Arifi me stafin e tij dhe komuniteti i biznesmenëve pejanë.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, pasi falënderoi komunitetin e biznesmenëve të Pejës që u kanë ndihmuar skamnorëve, Myftiu Tërnava luti Zotin që t’i shpërblejë me të mirat e Tij. Ai foli edhe për aktivitetet e BIRK-ut dhe aktivitetet e “Bereqetit”, për të cilat tha se i kanë shtrirë edhe jashtë Kosovës. Mbi 110 tonë mish u kanë shpërndarë skamnorëve, jetimëve, gjithashtu kanë shpërndarë edhe për institucione.
Ai tha se të pasurit duhet ta japin një pjesë të pasurisë (zeqatin).
Për Ramazan kemi ndihmuar mbi 20 mijë familje dhe ky është bereqeti juaj dhe i vellezërve tanë në diasporë,- tha Myftiu.
Një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Pejës, i cili falenderoi Bereqetin dhe BIRK-un që po u dalin në ndihmë qytetarëve skamnorë.
Më pas, u dha një dokumentar mbi aktivitetet e “Bereqetit” dega në Pejë gjatë 10 vjetëve. Një nga kontributet është se 300 veta ushqehen për çdo ditë nga kuzhina humanitare, e cila vepron në kuadër të “Bereqetit”.
Paraprakisht MyftiuTërnava kishte qëndruar në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, ku kryetari Arifi e njohu me aktivitetet e Këshillit. Myftiu gjithshtu kishte inspektuar punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë dhe në godinën e konviktit, që janë në përfundim e sipër dhe së shpejti do të vihen në funksion.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…