Bashkësia Islame e Kosovës organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit. Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare: Banka: NLB-Prishtina Account no. & IBAN: XK05 1700200100103672 SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR Adresa: St. Ukshin Hoti 124, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo Çmimi i sadakatul-fitrit për këtë vit është 2, 3, 5 dhe 10 euro. Po ashtu, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në mësimet e shkollës juridike hanefite dhe në praktikën e aplikuar në vendin tonë, ka marrë vendim që, sasia e nisabit për obligueshmërinë e dhënies së Zekatit, të llogaritet në bazë të çmimit aktual të arit në bursën ndërkombëtare dhe në bazë të çmimit të tij në vendin tonë. Prandaj, sasia e nisabit për territorin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 është 3.050 euro. Gjithashtu, i njoftojmë të gjithë të interesuarit se fidja (fidjetu taamul miskin) për sivjet është jo më pak se 2 euro.